15 shtator, 2019 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 4-t në Ipko Superligë. Flamurtari ka shënuar fitore në kryeqytet, duke e mundur Dukagjinin, me rezultat 2:0. Golat për kuqezinjtë i shënuan Festim Krasniqi, në minutën e 11-të dhe Danin Taloviq, në minutën e 25-të. Për Flamurtarin kjo ishte fitorja e dytë në këtë edicion dhe tani ka 7 pikë në konto, derisa për Dukagjinin kjo është humbja e dytë. Fitore të rëndësishme si mysafire ka arritur Vushtrria, e cila ka mposhtur Ferizajn, me rezultat 1:0, duke realizuar kësisoj fitoren e parë pas kthimit në elitë. Golin e vetëm të kësaj sfide e ka shënuar Ygor Vinicius De Souza, në minutën e 35-të.