24 prill, 2022 – Futbollisti dardan, Florent Hasani po vazhdon të tregojë formë të mirë në kampionatin hungarez.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Trepçës’89, të dielën, ka shënuar gol në barazimin e skuadrës së tij, Gyirmot në duel me Honved (1:1), në kuadër të javës së 29-të. Hasani realizoi gol në minutën e 27-të, duke regjistruar golin e tretë në këtë edicion.

Pas 29 ndeshjeve skuadra e Hasanit renditet në pozitën e 11-të në elitën e futbollit hungarez, me 27 pikë.