24 prill, 2022 – Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija po e vazhdon të shkëlqejë në këtë edicion në Bundesliga 2. Dardani ynë ka shënuar gol në fitoren që skuadra e tij, Paderborn e realizoi të dielën kundër Hannoverit, me rezultat bindës, 3:0, në kuadër të javës së 31-të. Muslija realizoi pas depërtimit nga brendësia e zonës në minutën e 17-të për t’i çuar shifrat në 2:0. Ky ishte goli i gjashtë për futbollistin dardan në këtë edicion, teksa ka bërë edhe dy asistime. Kjo fitore e rendit Paderbornin në pozitën e shtatë, me 47 pikë.
Just a fantastic goal against your old club
Florent Muslija #SCP07 #SCPH96 pic.twitter.com/FN4MMGst8X
— SC Paderborn 07 – English (Unofficial) (@SCPaderbornEN) April 24, 2022