17 shkurt, 2024 – Vizitën e parë pasi është prezantuar si përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës, trajneri gjerman, Franco Foda e ka realizuar në ambientet e tifo-grupit të Kombëtares “Dardanët”. I shoqëruar nga presidenti Agim Ademi dhe anëtarë tjerë të FFK-së, Foda është mirëpritur përzemërsisht nga tifozët dardanë. “Faleminderit për mikpritjen, jam jashtëzakonisht i lumtur që Kombëtarja e Kosovës ka një mbështetje të madhe të tifozëve. Përkrahja e juaj është parësore dhe tejet e rëndësishme. Me ju në tribuna, edhe puna në fushë do të jetë më e lehtë për ne. Jam optimist se bashkë do t’ia dalim drejt sukseseve”, ka theksuar Foda në bashkëbisedim me ‘Dardanët’.