12 dhjetor, 2023 – Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Shkup.

Djelmoshat tanë shënuan fitore me rezultat 2:1, me golat e Ylli Mazrekut dhe Drilon Maxharrajt.

Pas kësaj ndeshje ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të zhvendoset në Budapest, ku do të luajë kundër Hungarisë dy ndeshje miqësore, më datat 14 dhe 16 dhjetor.