Pranimi i futbollit të Kosovës në FIFA, ka bërë bujë të madhe në të gjitha mediat botërore, ndërsa gazeta spanjolle “G Canchha.com”, një ditë pas pranimit, kryetarit Vokrri dhe FFK-së i ka dhënë shumë rëndësi duke e paraqitur në faqen dy të saj pranimin e FFK-së në FIFA. Madje ka mbizotëruar edhe votimi prej 86 përqind ku votuan 141 shtete për pranimin e FFK-së në FIFA duke konsideruar si një arritje përtej parashikimeve dhe absolute.