8 prill, 2019 – Presidenti Agim Ademi ka pritur sot dy gazetarët e njohur nga Argjentina dhe Meksika, Pablo Aro Geraldes dhe Alvaro Nanton. Me këtë rast, presidenti i njoftoi ata për ecurinë e futbollit në Kosovë ndër vite, për të arriturat e fundit dhe për strategjinë zhvillimore. Ndërkohë, gazetarët shprehën interesimin e tyre për rrjedhat e futbollit kosovar dhe sidomos për suksesin e arritur nga Kombëtarja në Ligën e Kombeve, por edhe nismën e mbarë të kualifikimeve për Euro 2020, si dhe për entuziazmin e madh që po mbretëron në Kosovë për futbollin.