Gjithnjë e më shumë, gjyqtarëve të futbollit të Kosovës me stemën e FIFA-s po u besohet ndarja e drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare dhe këta gjyqtarë gjithnjë e më mirë dhe në mënyrë dinjitoze po e përfaqësojnë Kosovën.  Kështu, një super ballafaqim miqësor Turqia-Ukraina që do të zhvillohet më 20 nëntor në Antalya u është besuar gjyqtarëve të Kosovës me  Genc Nuzën kryesor edhe Fatlum Berishën e Bujar Selimajn, asistent dhe gjyqtari i katërt do të jetë Besfort Kasumi. Kjo do të jetë edhe një sprovë e radhës për Genc Nuzën me shokë , e cila shton përvojën dhe ngritjen profesionale në arenën ndërkombëtare.  Të rikujtojmë se kjo është hera e dytë që Nuza, Berisha e Selimaj, ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Kombëtares së Turqisë, më herët kishin gjykuar ndeshjen Turqia-Moldavia.