17 korrik, 2022 – Gjyqtari ndërkombëtar i Kosovës, Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, ndërmjet skuadrës sllovake, MFK Ruzomberok dhe asaj letone, Riga FC. Nuzës do t’i asistojnë dyshja Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, teksa gjyqtar i katër do të jetë Dardan Çaka. Kjo ndeshje zhvillohet më 21 korrik në “Štadión MFK Ružomberok” me fillim në orën 18:30.