24 tetor, 2022 – Gjyqtarët kosovarë tashmë janë bërë pjesë e pandashme e ndeshjeve evropiane. Profesionalizmi i tyre dhe përvoja që ata kanë bërë tashmë në arenën ndërkombëtare, ka bërë që UEFA gjithnjë e më shumë t’i delegojë në ndeshje të ndryshme të garave evropiane. Këtë mesjavë, takimi ndërmjet skuadrës portugeze Benfica dhe asaj italiane Juventus, në kuadër të Grupit H të Ligës së Kampionëve për të rinj U19, i është besuar Genc Nuzës. Ai, do të ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Kjo ndeshje zhvillohet ditën e martë në orën 14:00 në Seixal (Benfica Campus).