1 shtator, 2023 – Në selinë e UEFA-s në Nyon ka filluar programi “Mentor&Talent”, ku janë të përfshirë 20 gjyqtarët më perspektivë për edicionin 2023/24. Pjesë e këtij programi është edhe gjyqtari kosovar Genc Nuza. Në fazën e parë të këtij programi është mbajtur seminari treditor, ku janë kombinuar puna teorike me testet fizike. Mentor i Nuzës në këtë program është ish-gjyqtari i njohur iFIFA-s, belgu Frank De Bleeckere. Gjyqtari ynë e ka kaluar me sukses fazën e parë dhe do të vazhdojë të ndjekë tutje këtë program. Në seminar ka ligjëruar anëtari i Komitetit të Gjyqtarëve të UEFA-s, Bjorn Kuipers, derisa pjesë e programit si mentorë janë emra të njohur të futbollit botëror si ish-gjyqtari turk, Cuneyt Çakir, Martin Hansson etj.