2 dhjetor, 2023 – Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Malisheva ka shënuar fitore si mysafire në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e mposhtur Llapin, me rezultat 1:0. Fituesin e kësaj ndeshje e vendosi goli i hershëm i Agon Xhakës, me kokë nga afërsia, në minutën e 6-të. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Përparim Thaçi” në Prizren, Gjilani e ka mundur Lirinë, me rezultat bindës 4:0, me golat e shënuar nga Edi Basha (23), Elvedin Heriq (26′, 30′) dhe Elton Cale (85′). Do theksuar se Liria që nga minuta e 24-t luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Melos Zenunajt. Ky futbollist fillimisht shkaktoi penallti, nga ku u realizua goli i parë i mysafirëve, kurse më pas bëri një gabim në mbrojtje dhe shkaktoi faull për çka u përjashtua nga loja.