Foto: Express
Tashmë dihen të gjitha skuadrat çerekfinaliste të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Biletën e fundit për në këtë rreth të kësaj gare e ka siguruar Gjilani, që para tifozëve të vetë, të enjten, e ka mposhtur Ferizajn, me rezultat 2:0. Të dy golat gjilanasit i kanë shënuar në pjesën e dytë. Fillimisht realizoi Visar Sermaxhaj, në minutën e 51-të, derisa fitoren e Gjilanit e vulosi Shkëmbim Salihu. Krahas Gjilanit në çerekfinale janë kualifikuar edhe Trepça ’89, Besa, Feronikeli, Istogu, Drenica, Drita dhe Llapi