26 maj, 2017 – Sot ësht zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 33-të(e fundit) në Vala Superligë. Skuadra e Gjilanit e ka mbyllur me fitore edicionin e sivjetmë, duke e mposhtur Trepçën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me rezultat 5:3. Ndonëse skuadra mitrovicase dy herë ishte në epërsi nuk arriti ta ruajë atë, duke u përshëndetur nga shoqëria elite me humbje. Ndeshjet e tjera të javës së fundit do të zhvillohen të dielën.