vushtrria-gjilaniSkuadra e Gjilanit ka shënuar fitore tepër të rëndësishme në ndeshjen hapëse të javës së 20-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Vushtrrinë, në stadiumin “Ferki Aliu”, në Vushtrri, me rezultat 1:0. Ndeshja u përshkua me rivalitet të madh dhe në disa momente edhe tensionuese. Golin e tri pikëve të mëdha për Gjilanin e shënoi Egzon Shabani, në minutën e 65-të. Pas kësaj fitoreje Gjilani ngjitet në pozitën e parë në renditje, me 36 pikë, ku do të qëndrojë së paku për 24 orë kur luhen ndeshjet e tjera të kësaj jave. Do theksuar se Vushtrria e mbylli këtë ndeshje me dy lojtarë më pak, ngase Yll Prekopuca dhe Endrit Latifi u ndëshkuan me kartonë të kuq.