2 tetor, 2017 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 8-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Flamurtarin, me rezultat 1:0, duke u ngjitur në pozitën e dytë në renditje, me 14 pikë. Golin e fitores për Gjilanin e shënoi Betim Haxhimusa, në minutën e 65-të. Vendasit nga minuta e 80-të luajtën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Salih Kosumit, por megjithatë arritën ta ruajnë eërsinë deri në fund. Në ndeshjen tjetër, Drita ka arkëtuar një pikë si mysafire në Drenas, duke barazuar me Feronikelin, me rezultat 1:1. Feronikeli kaloi në epërsi në  minutën e 12-të, me golin e Mark Milicajt, por një pikë Dritës ia siguroi Kastriot Rexha, në minutën e 63-të, duke i barazuar shifrat pas asistimit të Xhevdet Shabanit.