19 dhjetor, 2020 – Sot në Suharekë është zhvilluar ndeshja e mbetur e javë së 12-të në Superligë, ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit. Fitores në këtë takim iu gëzua skuadra mysafire, Gjilani, me rezultat bindës 4:0. Ardit Hila realizoi tre gola për skuadrën e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, derisa me një gol kontribuoi Darko Nikaq. Pas kësaj fitoreje Gjilani tashmë ka 29 pikë në pozitën e katërt, derisa Ballkani mbetet në pozitën e dytë, me 38 pikë.