Skuadra e Gjilanit e ka siguruar pjesëmarrjen në Raiffeisen Superligë për edicionin e ardhshëm. Gjilani rikthimin në elitë e ka arritur pas fitores kundër Vëllaznimit në ndeshjen e barazhit, që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Në fakt, ndeshja pas 120 minutave lojë u mbyll pa gola, 0:0, derisa në gjuajtjet e penalltive fati ishte me futbollistët e Gjilanit që festuan me shifrat 4:3. Në përgjithësi gjatë ndeshjes Vëllaznimi kishte dominim në lojë, por nuk vuajti në konkretizimin e rasteve.