gjilani-drenica0711
Gjilani ka shënuar fitoren e shtatë në këtë edicion të garave në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Drenicën, me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar, të shtunën, në stadiumin e qytetit në Gjilan, në kuadër të javës së 14-të. Kësisoj, Bylbyl Sokoli ka debutuar me fitore, pasi vetëm një ditë më parë e mori drejtimin e skuadrës së Gjilanit, duke e zëvendësuar Sedat Pajazitin, i cili u shkarkua nga drejtuesit e klubit. Golin e fitores për Gjilanin e shënoi Besnik Krasniqi, nga penalltia, në minutën e 75-të, pasi paraprakisht u ndal në mënyrë të palejueshme në zonë nga kapiteni i mysafirëve, Sami Geci. Kjo ishte fitorja e parë e Gjilanit, pas dy humbjeve e një barazimi dhe momentalisht ndodhet, me 24 pikë, derisa Drenica mbetet në pozitën e 8-të, me 16 pikë. Ndërkohë në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot në Kizhnicë, Hajvalia dhe Vushtrria e kanë mbyllur ballafaqimin e tyre pa fitues dhe pa gola.
 
Raiffeisen Superliga, java e 14-të
Hajvalia – Vushtrria    0:0
Gjilani – Drenica          1:0
 
Liga e Parë, java 13-të
Vitia – Vëllaznimi       1:0
Kosova (P) – Vllaznia  1:1
 

Liga e 2-të – Grupi A: Java e 10-të:
Lugu i Baranit – Minatori          3:2
Liga e 2-të – Grupi B: Java e 10-të
Ulpiana – Besëlidhja                   2:0
Superliga Juniorët: Java 11-të
E shtunë
Besa – 2 Korriku                           1:2
Liria – Istogu                                 2:0
Vushtrria – Prishtina                   1:0
Liga e Parë  – Juniorët: Java e 7-të
Ballkani – Trepça                          1:4