10 shtator, 2016 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 4-t në Vala Superligë. Gjilani ka shijuar fitoren e tretë në këtë edicion, duke e mposhtur para tifozëve të vet Drenicën, me rezultat 2:0. Të dy golat gjilanasit i shënuan në pjesën e parë dhe atë brenda tre minutash. Berat Ahmetit zhbllokoi shifrat në minutën e 26-të pas asistimit të Gëzim Rusit, derisa Betim Haxhimusa në minutën e 29-të vulosi fitoren e Gjilanit. Në ndeshjen tjetër, ku u ballafaquan skuadrat e vetme pa fitore në këtë edicion, Hajvalia dhe Trepça, nuk pati fitues, pasi sfida u mbyll 1:1. Hajvalia ishte shumë afër ta shijojë fitoren, pasi kishte epërsi me golin e realizuar nga Mirlind Daka (45′) deri në sekondat e fundit të ndeshjes, por tri pikë vendasve ia mohoi Hasan Hyseni, i cili shënoi në minutën e katërt shtesë, duke siguruar njëherësh pikën e parë për Trepçën në këtë edicion.