5 tetor, 2020 – Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 5-të në Superligë. Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore në duel me Arbërinë, me rezultat 3:1, duke ia shkaktuar në këtë mënyrë humbjen e parë skuadrës së drejtuar nga Arbnor Morina. Arbëria e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e 28-të me golin e Dior Zabërgjës, por më pas gjilanasit e administruan mirë lojën dhe fillimisht Gramoz Kurtaj, në minutën e 43-të i barazoi shifrat në 1:1, derisa në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Gentjan Mezani arriti të shënojë edhe dy herë nëpërmjet Edison Kqikut në minutën e 60-të dhe Darko Nikaç në minutën e 81-të, duke i arkëtuar tri pikë të rëndësishme në këtë fillim të edicionit.