19 mars, 2019 – Katërshja e gjyqtarëve nga Kosova në krye me Genc Nuzën, do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian të grupmoshës 21-vjeç, ndërmjet Qipros dhe Gjibraltarit. Kjo ndeshje do të zhvillohet, të mërkurën (nesër), në Larnaka të Qipros. Nuzës në këtë ndeshje do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala. Besimi që po ua jep UEFA gjyqtarëve kosovarë dëshmon edhe një herë se krahas ngritjes së nivelit të ekipeve Kombëtare, por edhe të ligës, një rritje të konsiderueshme kanë shënuar edhe gjyqtarët tanë, të cilët me sukses po na përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare.