8 nëntor, 2016 – Komisioni i Garave ka vendosur t’i shtyjë ndeshjet e rrethit të tretë të Digitalb Kupës së Kosovës, të cilat ishin paraparë të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten, më 9 e 10 nëntor. Vendimi për shtyrje të ndeshjeve ka ardhur si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në vend.