11 tetor, 2020 – Gjyqtarët ndërkombëtare Besfort Kasumi dhe Visar Kastrati janë caktuar nga UEFA që të gjykojnë në ndeshjet ndërkombëtare për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-21.
Gjyqtari Kasumi me asistentët Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe gjyqtarin e katërt Dardan Çaka do të gjykojnë ndeshjen Danimarkë – Finlandë, e cila zhvillohet me 13 tetor.
Ndërsa, në ndeshjen tjetër e cila zhvillohet në datën e njëjtë, gjyqtari Kastrati me asistentët Besnik Morina, Imran Kabashi dhe gjyqtarin e katërt Alban Shala, janë të caktuar në ndeshjen Rumani – Maltë.
Bazuar në protokollin e UEFA-së, gjyqtarët i janë nënshtruar testit për COVID-19 dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.