2 tetor, 2023 – Gjyqtarët kosovarë edhe këtë mesjavë do të jenë të angazhuar në garat evropiane. Kësaj radhe dy treshe të gjyqtarëve tanë janë deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e Youth League. Për ndeshjen AZ Alkmar Youth – Klaipeda FM, e cila zhvillohet të martën në orën 17:00, është deleguar Mervan Bejtullahu si gjyqtar kryesor, të cilit do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa. Ndërkaq, Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen Gent – Bazel, teksa atij do t’i asistojnë Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën, në orën 19:00.