1 qershor, 2020 – Komisioni i Gjyqtarëve njofton se të gjithë gjyqtarët që iu nënshtruan testit për Covid-19, të shtunën, nga stafi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës fatmirësisht kanë rezultuar negativ. Kësisoj, tashmë gjithçka është gati për rifillimin e garave, pasi krahas këtij testi gjyqtarët i kanë kryer me sukses edhe normat fizike. Komisioni i Gjyqtarëve edhe një herë siguron se të gjithë gjyqtarët janë zotuar për korrektësi dhe drejtësi maksimale në fushën e lojës.
Me respekt,
Përparim Hasani, kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve