Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë kursin e dytë për trajnerë të portierëve.

Kursi do të zgjasë 3 ditë të kalendarike dhe do të mbahet në ditët në vijim: 3, 4 dhe 5 maj 2019.

Kursi do të përfshijë këto tema:

  • Portieri në futbollin modern&aftësitë e nevojshme
  • Pozicionimi i portierit
  • Teknikat bazike të portierit
  • Referenca të veçanta për ndërtimin dhe  hapjen e lojës se sulmit
  • Si ta ushtrojmë (stërvitim) portierin në trajning ekipor
  • Shembuj të trajningut të portierëve
  • Bazat e organizimit të trajningut për portierë
  • Punë praktike grupore

Kursi është i dizajnuar për trajnerë që nuk kanë shumë përvojë ose dëshirojnë t’i përmirësojnë aftësitë e tyre.

Ata që janë të interesuar ose planifikojnë të ushtrojnë punën e trajnerit të portierëve, trainerët të cilët punojnë me të rinjë ose senior.

Gjithashtu ky kurs është i planifikuar për trajnerët që kanë përfunduar Licencën C paraprakisht  dhe i nevojitet edukim shtesë për vazhdimin e validitetit të Licencës C.

Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë deri më 23.04.2019 në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës te Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager) ose Lorik Fazlija (Coaching Ecducation Officer):

sanijekrasniqi@ffk-kosova.com

lorikfazlija@ffk-kosova.com

Numri i të pranuarve në këtë kurs do të jetë gjithsej 24. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.

Formulari për aplikim