16 nëntor- Futbollistët e lindur në vitin 2001, janë ftuar të marrin pjesë në edicionin e 13-të të Turneut ndërkombëtar të futbollit për të rinj “Roma Caput Mundi”, i cili do të zhvillohet prej 17 deri më 22 shkurt të vitit 2019. Sipas drejtorit për marrëdhënie me jashtë dhe të ekipeve kombëtare z. Artan Govori në këtë turne që mbahet nën përkujdesjen e FIFA-s dhe rajonit të Lazios, do të marrin pjesë ekipet kombëtare të kësaj grup-moshe si Italia, Greqia, Anglia, Kosova, Uellsi dhe një ekip përfaqësues i Rajonit të Lazios.
“Ky turne me kaq ekipe cilësore do të jetë i mërseardhur për neve, jo vetëm për pjesëmarrje por edhe për të parë cilësitë e futbollistëve tanë të rinj. Dhe FFK-ja është e interesuar për të marrë pjesë në sa më shumë turne të tilla me të gjitha grup-moshat”, është shprehur Govori.