9 maj, 2021 – Mbrojtësi i krahut të djathtë i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, këtë fundjavë iu gëzua fitores shumë të rëndësishme me skuadrën e tij Kasimpasa në Superligën turke. Në fakt, Kasimpasa arriti fitore si mysafire ndaj Erzurumspor, me rezultat 1:0, duke qëndruar në tabelë jashtë zonës që dërgon në një rang më të ulët të garave. Hadërgjonaj pati një paraqitje mbresëlënëse, duke u vlerësuar nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore” me notën 7.7. Ndërkaq, nga agjencia “De Marke Sports” mbrojtësi ynë dardan është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 40-të të Superligës turke.