11 maj, 2021 – Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj ka vazhduar me paraqitje të mira tek skuadra e Kasimpasas në elitën e futbollit turk. Dardani ynë në mbrëmjen e sotme ka kontribuuar me një gol në fitoren 3:1 që skuadra e Kasimpasas e realizoi kundër Ankaragucu. Hadergjonaj u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 9-të, gol i cili i hapi rrugën fitores së skuadrës së tij. Ai ishte lojtari më i mirë i ndeshjes tek Kasimpasa, me notën 7.7 nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore”, derisa përveç golit u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Me këtë fitore skuadra e Hadërgjonajt e ka siguruar qëndrimin në Superligën turke edhe në edicionin e ardhshëm.