20160326_140543Hajvalia ka shënuar fitore me rezultat bindës kundër Lirisë, 3:0, në ndeshjen hapëse të javës së 22-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi nuk hasi në vështirësi për t’i arkëtuar tri pikë të reja në ndeshjen e sotme, pasi ishte dukshëm më e mirë se skuadra prizrenase. Hajvalia kaloi në epërsi qysh në minutën e 3-të, kur Liridon Leci shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit të Fuad Karabegut nga këndorja. Me shifrat 1:0 skuadrat shkuan në pushim, kurse vetëm një minutë pas rifillimit të lojës Hajvalia shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet Veton Shabanit. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar e vendosi Genc Hamiti, me një gol të shkëlqyeshëm nga brendësia e zonës. Ndeshjet e tjera të kësaj jave zhvillohen nesër në orën 14:00.
 

Raiffeisen Superliga –  Java e 22-të
E shtunë
Hajvalia – Liria                             3-0
.
Liga e Parë – Java e 19-të
E shtunë
Trepça – Kosova (P)                    4-3
2 Korriku – Vllaznia (P)                3-1
Ramiz Sadiku – Vëllaznimi           0-2
Rahoveci – Behari                       4-2
Fushë Kosova – Ballkani             3-0
Luftëtari -Vitia                              2-3
.
.
Liga e Dytë Grupi (A) Java e 13-të
E shtunë
Lugu i Baranit – Opoja                2-0
.
.
Liga e Dytë Grupi (B) Java 17-të
E shtunë
Bashkimi (K) – Kaolini               4-1
.
.
Superliga – Junioret  Java -17-të
E shtunë
Drita – Vushtrria                          0-1
Besa – Drenica                            3-1
Liria – Llapi                                 3-1