prishtina-hajvaliaSot janë zhvilluar katër ndeshjet e fundit të javës së 19-të në Raiffeisen Superligë. Hajvalia dhe Prishtina kanë shënuar fitore të rëndësishme, duke e mbajtur hapin me Feronikelin në garën për titull të kampionit. Hajvalia, në kryeqytet, e ka mposhtur Trepçën’89, me rezultat 4:2. Të parët shënuan futbollistët e Trepçës’89, me golin e Kreshnik Lushtakut, por më pas mysafirët shënuan sërish, por në portën e gabuar. Vetëm tre minuta më pas (25’), Hajvalia kaloi në epërsi, me golin e Semir Zenelit, kurse në minutën e 34-t Arbër Prekazi shënon për 3:1. Paraprakisht Trepça’89 lëshoi mundësinë për të barazuar shifrat, pasi Ibrahim Peci nuk shënoi nga pika e bardhë, në minutën e 27-të. Shpresat e mysafirëve i riktheu për disa çaste Berat Hyseni, mirëpo gjithçka rreth fituesit të kësaj ndeshje e vulosi Fillim Guraziu. Ndërkohë, Prishtina ka shënuar fitore si mysafire në Ferizaj, me rezultat 1:0. Golin e vetëm e shënoi Liridon Kukaj, në minutën e 64-t. Në dy sfidat e tjera (Vëllaznimi-Kosova dhe Drita-Istogu) nuk pati gola.
 
Raiffeisen Superliga  
Java e 19-të, 
 
E premte:
Trepça – Feronikeli                0:1
 
E shtunë:
Drenica – Besa                       3 : 0 
 
E diel: ora 13.00.
Hajvalia – Trepça ’89             4 : 2
Vëllaznimi – Kosova (V)        0 : 0
Ferizaj – Prishtina                  0 : 1
Drita – Istogu                         0 : 0 
 
 
Liga e Parë
Java e 17-të, 
 
E shtunë:
Kek-u – Liria                           0 : 2
Ulpiana – Dukagjini               1 : 1
Ballkani – Kosova (P)             4 : 0
Flamurtari – F. Kosova 2 : 0
2 Korriku – Gjilani                  0 : 1

  1. Sadiku – Deçani 2 : 1

 
E diel: Ora 13.00
Vllaznia (P) – Llapi                 1 : 3
 
E hënë: Ora 13.00
Ferizaj: Lepenci – Rahoveci
 
Liga e Dytë – Grupi A
Java e 12-të,  
 
E diel: Ora 13.00
Iliria – Besa                             0 : 1
Behari – Leshani                    3 : 0
Luftëtari – Vicianumi             4 : 1
Rilindja e Kosovës – Opoja   2 : 0
 
Lugu i Baranit dhe Minatori – Pushojnë
 
 
 
 
Liga e Dytë – Grupi B
Java e 12-të,  
 
E shtunë:
Kamenica – Kaolini                2 : 2
 
E diel:
18 Korriku – Vitia                  2 : 3
Vjosa – Kastrioti                     5 : 3

  1. Çanga – Bashkimi

(Nuk u zhvillua, vendasit s’janë paraqitur në fushë).
 
Prishtinë, St. i Ramiz Sadikut : Besëlidhja – Ardhmënia
(mysafirët pa kontrollim mjekësor, ndeshja s’është zhvilluar)
 
E hënë:
Galaksia – Rinia
 
 
Superliga Liga – Juniorët
Java e 16-të,
 
E shtunë:
Drita – Prishtina           1 : 2
Besa – Vëllaznimi         2 : 2
 
 
E diel: Ora 11.00
Feronikeli – 2 Korriku  2 : 0
Flamurtari – Bardhi      0 : 0

R.Sadiku – Drenica ( Nuk u zhvillua, ekipi mysafir nuk ka udhëtuar)
 
Trepça ‘89 – Pushon
 
E hënë: Ora 11.00
Llapi – Kosova (V)
Ferizaji – Rilindja