Skuadra e Hajvalisë ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titullin e kampionit, pasi të premten, në ndeshjen hapëse të javës së 23-të në Raiffeisen Superligë e ka mposhtur Dritën, me rezultat 2:1, në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot. Hajvalia kaloi në epërsi në minutën e 15-të, pas një eurogoli të Liridon Lecit. Mysafirët nga Gjilani barazuan shifrat në minutën e 55-të, me golin e shënuar nga Almedin Murati. Kur pritej që takim të përfundonte pa fitues, nga një aksion që nuk pritej shumë, Mërgim Pevqeli përfitoi nga një gabim i mbrojtjes gjilanase dhe shënoi golin e fitores, kur po luhej minuta e tretë shtesë. Pas kësaj fitoreje Hajvalia ngjitet në vendin e tretë me 38 pikë, aq sa ka edhe Besa.