Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 23-të në Raiffeisen Superligë. Hajvalia ka realizuar fitore të rëndësishme, por tejet të vështirë në shtëpi kundër Drenicës, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Hajvalinë e ka realizuar Semir Zeneli, me gjuajtje me kokë pas harkimit të brazilianit, Da Luiz, në minutën e 89-të. Pas kësaj fitoreje Hajvalia e ka barazuar sërish kuotën e pikëve me Feronikelin, të cilat së bashku i prijnë renditjes. Tri pikë me vlera të mëdha, por në garën për mbijetesë i ka arkëtuar edhe Prishtina, e cila ka shënuar fitoren e vetme si mysafire këtë javë, duke e mposhtur Gjilanin, 1:0. Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Lorik Boshnjaku, në minutën e 55-të, me gjuajtje nga distanca. Për Prishtinën kjo ishte fitorja e dytë radhazi, derisa për Gjilanin kjo ishte humbja e tretë me radhë. Fitore me shifra të njëjta ka regjistruar edhe Trepça’89, por si vendase në “Riza Lushta”, duke e mposhtur Istogun, me golin e Fiton Hajdarit, në minutën e 57-të. Ndërkohë, Besa është rikthyer te fitorja duke e mundur Vushtrrinë, me rezultat 2:0, në saje të golave të Kastriot Rexhës.
Raiffeisen Superliga
Besa – Vushtrria 2:0
Hajvalia – Drenica 1:0
Gjilani – Prishtina 0:1
Trepça 89 – Istogu 1:0
Feronikeli – Liria 2:0
Llapi – Drita 1:1
Liga e Parë
Behari-Dukagjini 1:2
Vitia-Rahoveci 1:0
Vëllaznimi-2 Korriku 3:0
Flamurtari-Ferizaj 0:0
Vllaznia-Trepça 1:2
KEK-u-Fushë Kosova 0:1
Ballkani-Ramiz Sadiku 2:0
Kosova (P)-Luftëtari 2:1
Grupi A
Leshani – Lugu i Baranit 1:1
Ratkoci – Minatori 7:2
Deqani – Besa, nuk u zhvillua
Dushkaja – Iliria 2:2, e nderprerë në min. 86
Opoja – Rilindja e Kosovës 1:2
Grupi B
Kaolini – Bashkimi Gj 2:3
18 Korriku – Besëlidhja 3:0
Kika – Galaksia 6:0
Rinia – Tefik Çanga, nuk u zhvillua (vendasit nuk u paraqitën në fushë)
Lepenci – Kastrioti 15:2
Superliga – Juniorët
Vëllaznimi – Trepça 1:1
Vushtrria – Flamurtari 3:0
Drenica – Drita 2:2
Llapi-Besa 4:0
Feronikeli – Liria 1:1
E hënë
Istogu – Prishtina
Hajvalia – 2 Korriku
Rilindja – Ramiz Sadiku
Liga e Parë – Juniorët
Gjakova – KEK-u, nuk u zhvillua (mysafirët nuk udhëtuan)
Trepça – Ferizaj 1:0
Ereniku – Ballkani 1:2
Gjilani pushoi