23 qershor, 2017 – Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për Ligën e Kampionëve në konkurrencën e femrave. Skuadra kampione e Kosovës, Hajvalia, është vendosur në grupin e 8-të, ku bëjnë pjesë edhe skuadra kazake, BIIK Kazygurt, ajo hungareze MTK Hungaria dhe ajo portugeze, Sporting CP. Ndeshjet kualifikuese të këtij grupi do të zhvillohen në Hungari, prej 22 deri më 28 gusht. Për Hajvalinë kjo do të jetë pjesëmarrja e dytë në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve.