hajvalia-mitrovica-femrat125 gusht, 2016 – Skuadra kampione në fuqi e Kosovës në konkurrencën e femrave, Hajvalia, ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të Grupit 1 të Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës qipriote, Apollon Limasol, me rezultat 0:1. Vashat e Hajvalisë pas barazimit 1:1 me PAOK-un, zhvilluan një tjetër paraqitje të mirë edhe kundër qiprioteve, duke rezistuar deri në minutën e 89-të, kur pësuan gol. Ishte maltezja Rachel Cuschieri ajo që gjeti rrugën e golit për t’i dhuruar fitoren skuadrës Apollon dhe njëherësh pozitën e parë në grup me 6 pikë. Ndërkohë, Hajvalia pas ndeshjeve të dyta zë pozitën e tretë në renditje, me 1 pikë, derisa në sfidën e tretë luan më 28 gusht kundër kampiones së Ishujve Faroe, Klaksvikar Itrottarfelag.