Ndeshja e fundit e javës së 18-të në Raiffeisen Superligë, ndërmjet Hajvalisë dhe Dritës, që u zhvillua sot në kryeqytet, ka përfunduar me fitoren e vendasve, me rezultat 2:1. Hajvalia kaloi në epërsi në minutën e 5-të, me golin e Enis Zabërgjës. Megjithatë, në pushim skuadrat shkuan me rezultat të barabartë, pasi gjilanasit të barazojnë nëpërmjet Mensur Limanit, i cili shënoi nga pika e bardhë, pasi paraprakisht Arbër Prekazi e ndali brenda zonës Alban Shillovën dhe gjyqtari Ilir Shuleta akordoi penallti. Në pjesën e dytë Hajvalia e riktheu epërsinë shumë shpejtë, kur Shkëlqim Pacolli shënoi me kokë pas harkimit të Azem Ahmetit nga krahu i majtë.