25 maj, 2017 – Kryetarja e Komisionit për futbollin  e femrave dhe njëherësh anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Vjollcë Krasniqi, sot ia ka dorëzuar trofeun e titullit të kampionit skuadrës së Hajvalisë, pas ndeshjes së javës së 21-të kundër Intelektualeve, që u mbyll me fitoren e kampioneve, 6:0. Vashat e Hajvalisë e siguruan titullin para disa javësh dhe deri te ky sukses arritën me plotë meritë. Hajvalia për këtë sukses nga FFK-ja do të shpërblehet me 5 mijë euro, si dhe do të marrë pjesë për herë të dytë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.