14 shkurt, 2022 – Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros. “YLLI I JAVËS” për xhiron e 19-të, të parën në stinorin pranveror në BKTSuperligë, është shpallur futbollisti në radhët e FC Drita, Hamdi Namani.
Mesfushori qendror i bardhekaltërve realizoi “hat-trick” në ndeshjen kundër KF Feronikeli, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat bindës, 7:0.
Me këtë fitore FC Drita ka marrë kryesimin në renditjen e BKT Superligës, me 37 pikë. Çmimin “Ylli i javës” për 27-vjeçarin e FC Drita, e ndau Alpay Mustafa, specialist në BKT.