20 maj, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e qershorit:
Kosovë – San Marino (Ndeshje miqësore) – 1 qershor 2021, ora 18:00, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë,
Kosovë U21– Andorra U21 (Kualifikimet Evropiane) – 8 qershor 2021, ora 20:00, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Për të aplikuar për akreditime ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
www.ffk-media.com
Afati i fundit për aplikim është data 27 maj 2021.
Kërkesat e pranuara pas këtij afati do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.
Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni deri me datën 30 maj 2021.
Vëmendje: Pasi që numri është i limituar për shkak të masave ndaj “Covid-19”, lusim të gjithë gazetarët të cilët dërgojnë kërkesë edhe për ndjekjen e konferencave, të bëjnë përpjekje maksimale që të jenë aty.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës
press@ffk-kosova.com