8 maj, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton mediat se është hapur procesi i akreditimit për gazetarë dhe fotoreporterë për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës: Dukagjini – Llapi;
Ndeshja zhvillohet më 12 maj, 2021, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

www.ffk-media.com

Afati i fundit për aplikim është 10.05.2021, në ora 16:00.

Pas ndeshjes finale do të mbahet edhe konferenca për media e të dyja skuadrave.
Numri i gazetarëve dhe fotoreporterëve është i limituar për shkak të masave antiCovid-19.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës