3 mars, 2023 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e muajit mars:
Izraeli – Kosova (Kualifikimet për Euro 2024) – 25 mars 2023, ora 18:00, Stadiumi ‘Bloomfield’ – Tel Aviv.
Kosova – Andorra (Kualifikimet për Euro 2024) – 28 mars 2023, ora 20:45, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Afati i fundit për aplikim për ndeshjen Izrael – Kosovë është data 09 mars ora 16:00, derisa për ndeshjen Kosovë – Andorrë është data 24 mars.
VËREJTJE: Luteni që për ndeshjen Izrael – Kosovë dhe çdo ndeshje tjetër jashtë vendit, të aplikoni me pasaportë, për shkak të dorëzimit të të dhënave tuaja personale në shtetin mysafir.
Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://ffk-media.com/
Në anën e majtë të faqes e zgjedhni opsionin e gjuhës shqipe.
Kërkesat e pranuara pas afatit do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.
Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës