27 maj, 2023- Federata e Futbollit e Kosovës njofton mediat se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, SC Gjilani – FC Prishtina, e cila zhvillohet me datë 5 qershor 2023, në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.
Procesi i akreditimit është i hapur nga sot dhe do të zgjasë deri më datë 1 qershor 2023.
Konfirmimet do të mund t’i pranoni pas datës 1 qershor.
Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://ffk-media.com/