1 nëntor, 2023 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e muajit nëntor:

Kosovë – Izrael (Kualifikimet për Euro 2024) – 12 nëntor 2023, ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Kosovë U21 – Bullgari U21 (Kualifikimet për Euro 2025) – 17 nëntor 2023, ora 17:00 stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Zvicër – Kosovë (Kualifikimet për Euro 2024) – 18 nëntor 2023, ora 20:45 stadiumi “St. Jakob-Park”, Bazel.
Kosovë – Bjellorusi (Kualifikimet për Euro 2024) – 21 nëntor 2023, ora 20:45 stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Izrael U21 – Kosovë U21 (Kualifikimet për Euro 2025) – 21 nëntor 2023, ora 13:00 stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë.

VËREJTJE: Për ndeshjet jashtë vendit duhet të aplikoni me pasaportë, për shkak të dorëzimit të të dhënave tuaja personale në shtetin ku zhvillohet ndeshja.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni këtu ➡️ Apliko

Afati i fundit për aplikim për të gjitha ndeshjet është data 8 nëntor.

Kërkesat e pranuara pas afatit do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.

Tërheqjen e akreditimeve të akredituarit për ndeshjet në Prishtinë, mund ta bëjnë 1 ditë para ndeshjes, në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 12:00 – 18:00.