24 gusht, 2023 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e muajit shtator:

Polonia U21 – Kosova U21 (Kualifikimet për Euro 2025 – U21) – 8 shtator 2023, ora 20:00, stadiumi “Kazimierz Górski”, Płock. Afati i fundit për aplikim 31 gusht.

Kosova – Zvicra (Kualifikimet për Euro 2024) – 9 shtator 2023, ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë. Afati i fundit për aplikim 4 shtator.

Kosova U21 – Gjermania U21 (Kualifikimet për Euro 2025 – U21 ) – 12 shtator 2023, ora 19:00, stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë. Afati i fundit për aplikim 4 shtator.

Rumania – Kosova (Kualifikimet për Euro 2024) – 12 shtator 2023, ora 20:45, stadiumi “National Arena” në Bukuresht. Afati i fundit për aplikim 31 gusht.

VËREJTJE: Luteni që për ndeshjet jashtë vendit, të aplikoni me pasaportë, për shkak të dorëzimit të të dhënave tuaja personale në shtetin ku zhvillohet ndeshja.
Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni këtu ➡️ Apliko

Në anën e majtë të faqes e zgjedhni opsionin e gjuhës shqipe.

Kërkesat e pranuara pas afatit do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.

Tërheqjen e akreditimeve te akredituarit për ndeshjet në Prishtinë, mund t’i bëjnë 1 ditë para ndeshjes, në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 12:00 – 18:00.

Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës