25 shtator 2023 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e muajit tetor:
Andorra – Kosova (Kualifikimet për Euro 2024) – 12 tetor 2023, ora 20:45, stadiumi “Estadi Nacional”, Andorra la Vella. Afati i fundit për aplikim 1 tetor.
Kosovë – Izrael (Kualifikimet për Euro 2024) – 15 tetor 2023, ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë. Afati i fundit për aplikim 8 tetor.
VËREJTJE: Për ndeshjet jashtë vendit duhet të aplikoni me pasaportë, për shkak të dorëzimit të të dhënave tuaja personale në shtetin ku zhvillohet ndeshja.
Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni këtu ➡️ Apliko
Në anën e majtë të faqes e zgjedhni opsionin e gjuhës shqipe.
Kërkesat e pranuara pas afatit do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.
Tërheqjen e akreditimeve të akredituarit për ndeshjen në Prishtinë, mund ta bëjnë 1 ditë para ndeshjes, në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 12:00 – 18:00.