11 mars, 2022 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet:
Kosova – Burkina Faso (Miqësore), 24 mars 2022, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Kosova U21 – Sllovenia U21 (Kualifikuese), 25 mars 2022, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Zvicër – Kosovë (Miqësore), 29 mars 2022, Stadiumi “Letzigrund”, Zvicër.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.ffk-media.com/

Afati i fundit për aplikim për ndeshjen Zvicër-Kosovë është 17 mars, derisa për dy ndeshjet tjera 20 mars.

Kërkesat e pranuara pas afatit do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.

Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni në kohë të mjaftueshme para ndeshjeve.

Vëmendje: Pasi që numri është i limituar për shkak të masave ndaj “Covid-19”, lusim të gjithë gazetarët të cilët dërgojnë kërkesë edhe për ndjekjen e konferencave, të bëjnë përpjekje maksimale që të jenë aty.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!