ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 20.10.2015, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 10-të të Raiffeisen Superligës dhe të javës së 9-të të Ligës së Parë dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
 
1.Ndaj lojtarit të KF “Vushtrria” Edon Pasoma me nr lic 18 dhe nr lib 6993 Karton i kuq (motivi- kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Vushtrria – KF Feronikeli, e zhvilluar në Vushtrri më datë 17.10.2015) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj lojtarit të KF “ Feronikeli” Mevlan Zeka me nr lic 9 dhe nr lib 10930 Karton i kuq (motivi kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Vushtrria – KF Feronikeli, e zhvilluar në Vushtrri më datë 17.10.205) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj lojtarit të KF “Luftëtari” Ardijan Gjoklaj me lic 2 dhe nr lib1061/10 Karton i kuq (motivi-sharje fyerje dhe pështyreje e referit kryesor në ndeshjen KF Luftëtari – KF Fushë Kosova e zhvilluar më datë 18.10.2015 në Gjakovë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj lojtarit te KF “Behari” Adonis Berisha me nr lic 11 dhe nr lib 1012/10 Karton i kuq (motivi- kacafytje me lojtarin kundërshtarë në ndeshjen KF Behari – KF Vitia, e zhvilluar në Vitomiricë më datë 18.10.2015 sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj lojtarit KF “Vitia” Ergon Hyseni me nr lic 13 dhe nr lib 23/fe Karton i kuq (motivi- kacafytje me lojtarin kundërshtarë në ndeshjen KF Behari – KF Vitia, e zhvilluar në Vitomiricë, më datë 18.10.2015) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes
6.Ndaj lojtarit të KF”Ferizaj” Enis Kuka me nr lic 22 dhe nr lib 36/fe Karton i kuq (motivi- fyerje sharje  dhe shtyrje me dorë në fytyrë ndaj referit kryesor në ndeshjen KF Ferizaj – KF Vllaznia (P) e zhvilluar në Ferizaj më datë 18.10.2015) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.11 i dt.20.10.2015.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti d.v