logo ffk 250x250Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, tek Komisioni Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për :
INICIM të  PROCEDURËS DISCIPLINORË  ndaj:
 
3.1. Përfaqsuesit  të  KF “ 2-Korriku” Rushit Bollovci (motivi – fyerje dhe sharje nga bankina drejtuar ekipit musafir si dhe hyrja në fushë ku ka pas duel verbal me referin e ndeshjes  2 Koriku- Ballkani, sipas raportit te vezhguesit.
 
3.2. Ndaj lojtarit te KF “Dukagjini”  me nr lic 16 Valdrin Bacaliu me nr lib 10958 (motivi- ramje pa top lojtarin kundershtar me nr 8, sipas inçizimeve televizive dhe raportit te vezhguesit.
 
3.3. Ndaj trajnerit të KF “Llapi” Tahir Batatina me nr lic 156 i cili nuk kishte licencencen “B” dhe nuk deshti te largohej nga bankina , sipas regullores së garave neni 19  është  obligative  pagesa e denimit.
 
KËSHILLA JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  me Propozicione dhe Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi më BULETININ ZYRTAR  Nr.7,  i dt.14.10.2014.
FEDERATA  E  FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Ligës së Parë,
Ismet Ahmeti, d.v.