ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës në bazë të provave materiale ka ngritur
INICIM TË  PROCEDURËS DISCIPLINORE NDAJ:
1.Ndaj lojtarit te  KF “HAJVALIA” LIRIDON LECI me nr lic 03 dhe nr lib 3984 K.Kuq ( motivi –fjalosje dhe  kacafytje me lojtarin kundershtar  ne ndeshjen Kf Hajvalia – Kf Prishtina e zhvilluar ne Kizhnice), sipas  inçizimeve televizive dhe raportit te vezhguesit.
 
2.Ndaj lojtarit te KF “ PRISHTINA” VIKTOR KUKA, me nr lic 5 dhe nr lib 1/755 K.Kuq (motivi- fjalosje dhe kacafytje me lojtarin kundershtar ne ndeshjen Kf Hajvalia- Kf Prishtina e zhvilluar ne Kizhnice), sipas inçizimeve televizive dhe raportit te vezhguesit.
 
3.Ndaj lojtarit te KF “ VËLLAZNIMI” ROLAND DURAKU me nr lic 5 dhe nr lib.02602 K. Kuq (motivi- nderhyrje e pa lejuar si lojtar fundor) ne ndeshjen Kf Ferizaj – Kf Vëllaznimi, e zhvilluar ne Ferizaj , sipas raportit te vezhguesit.
 
4.Ndaj lojtarit te KF “TREPÇA” AFRIM MZIU me nr lic 21 dhe nr lib.7708 K.Kuq( motivi- grushtim lojtarin kundershtar  pas perfundimit te ndeshjes) ne ndeshjen  Kf Trepça – Kf Trepça 89, e zhvilluar ne Mitrovice, sipas raportit te vezhguesit .
 
5.Ndaj trajnerit te KF “ISTOGU” NAZMI RAMA me nr lic.a-57 (motivi-fyerje dhe sharje te renda drejtuar referit kryesor pas ndeshkimit me karton kuq te lojtarit E.Gacaferi , keto sharje i ka perseritur disa here), sipas raportit te vezhguesit.
 
6.Ndaj KF “ISTOGU” ne ndeshjen KF “ISTOGU – KF “BESA” (motivi- ku pas perfundimit te ndeshjes disa shikues kaluan rethojen dhe sulmuan referin kryesor  Hajriz Hajdari ku njeri prej tyre e ka goditur), sipas raportit te vezhguesit.
 
7.Ndaj ndimes trajnerit te Kf “BESA” ASTRIT IMAMI me lic Uefa-b 08 (motivi-ofendim i pa arsyeshem ndaj referit krysor me fyerje  dhe sjellje josportive) sipas raportit te vezhguesit.
 
8.Ndaj ndimes trajnerit te KF “ HAJVALIA” AGIM MALIQI me nr lic. 72( motivi- fyerje dhe sharje referit anesor Jakup Musolli) sipas raportit te referit kryesor  dhe asistentit J. Musolli.
 
9.Ndaj perfaqesuesit zyrtar te KF”FERIZAJ” NAIM SOJEVA (motivi – per sjellje jo korrekte duke nençmuar vezhguesin e ndeshjes AGIM KASTRTI para dhe pas perfundimit te ndeshjes) ,sipas raportit te vezhguesit ne ndeshjen Kf Ferizaj – Kf Vëllaznimi.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditevë, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dyte (Komisionit për ankesa, sipas procedurës se paraparë  me Propozicionë e  Rregullore  të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.9 i dt.22/10.2014.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Raiffeisën Superligës dhe Ligës së  1- rë
Ismet Ahmeti,d.v.